Secondary Adv

Facebook krijon robotin qe parashikon te ardhmen

Share on Google+

Facebook ka publikuar në muajin shkurt një manifest me 6000-fjalë, ku tregon me detaje për të ardhmen e tij, duke përfshirë edhe se si do të përdorë inteligjencën artificiale.

 

Makinat që mësojnë duke vëzhguar botën reale mund të bëjnë parashikime për të ardhmen. Kjo, sipas ekspertit të inteligjencës artificiale të facebook-ut Yann LeCun, i cili është duke u përpjekur të mësojë kompjuterat për të parashikuar të ardhmen.

Sistemet super inteligjente të IA-së mund të përdoren për të parashikuar reagimet njerëzore në shkallë të vogël apo edhe etapat e botës. Kjo mund t’i lejojë makinat të gjykojnë se si njerëzit do t’i përgjigjen një situate të caktuar.

Mark Zuckerberg, CEO i Facebook tha se IA (inteligjenca artificiale) do të ndihmojë deri në rastet kur ndodh ngacmim apo edhe për të shmangur ngjarjet tragjike. Ai gjithashtu la të kuptohet se firma do të përdorë IA edhe për të “identifikuar rreziqet”, duke përfshirë sulmet terroriste. Kompjuterat që parashikojnë të ardhmen do të jenë të dobishëm në të gjitha llojet e mënyrat në dekadat e ardhshme.


Më të lexuarat