Secondary Adv

Braeon, materiali i ri i forte sa celiku, por i lehte dhe i lakueshem

Share on Google+

Braeön është një termoplastik me peshë të lehtë dhe mjaft i fortë.

 

Plastika mund të formohet në çdo formë thjesht duke e ngrohur dhe shtypur. Pasi vetë-lidhja e plastikës të forcohet, është krijuar një lidhje aq e fortë sa çeliku. Ky material është një mjet thelbësor për në kuzhinë, kutinë e veglave të punës dhe në çantën e  shpinës.

Pjesa më e mirë në lidhje me këtë produkt është se ai është i fortë si çeliku, por njëkohësisht i lehtë dhe elastik. Përdorimi i shiritit nuk kërkon asgjë, por vetëm pak nxehtësi dhe është edhe rezistent ndaj lagështisë. Materiali punon mirë edhe në kushte ekstreme të motit të ftohtë.

Braeön është në dispozicion në formën e një shiriti të paketuar në një kuti të vogël, gjë që  e bën të lehtë për ta marrë kudo. 30.4 metër shirit i materialit peshon më pak se gjysëm kile dhe është rezistent në tërheqjen e mbi 907 kilogramëve.


Më të lexuarat