Secondary Adv

Share on Google+

Një ishull i madh, artificial mund të ndërtohet në Detin e Veriut për të furnizuar me energji Evropën deri në vitin 2050, në qoftë se planet miratohen këtë muaj.

 

Ishulli 6.5 km katror mund të shërbejë si një fabrikë energjie, e cila do të jetë e rrethuar nga ‘fushat’ e turbinave të erës në det të hapur. Ai do të strehojë një ekip të vogël të personelit të përhershëm dhe do të gjenerojë energji për më shumë se 80 milion njerëz në të gjithë Europën.

Ishulli do të ofrojë energji për gjashtë vende evropiane me anë të kabllove nënujore: Britania, Hollanda, Danimarka, Gjermania, Norvegjia dhe Belgjika. Ai vjen me një pistë zbritjeje, liman, ndërtesa për strehim dhe punëtorë, një liqen artificial dhe madje edhe një park. Sipas raportimeve të  “Copenhagen Post” ishulli do të kushtojë pak më shumë se 1.3 miliard dollarë.

 


Më të lexuarat