Secondary Adv

Dubai nderton parkun e dyte publik me te madh ne bote

Share on Google+

Kompania “Dubai Holding” ka nënshkruar një marrëveshje me Komunën e Dubait për të zhvilluar parkun më të madh publik në Emirate.

 

Ai shtrihet në një zonë prej 1,430,000 metrash katror në Dubailand dhe ndërtimi i tij do të kushtojë 64 miliard dollarë. Parku përfshin një rrugë 20 km për vrapim, 14 km për çiklizëm, 30 km rrugë për këmëbsorë dhe mbi 7 km shtigje natyrore.

 

Parku do të jetë një hapësirë tërheqëse për familjet e reja, me mbi 50 kënde lojërash për fëmijë, së bashku me dyqanet me pakicë, restorantet dhe hapësirat e përbashkëta për t'u çlodhur duke rritur hapësirat publike në Dubai me 17 për qind.

Ndërtimi i fazës së parë të parkut, që mbulon 318,000 metra katror është planifikuar të fillojë më vonë këtë vit dhe do të ofrojë një rrugë 4 km vrapim, 7 km për këmbësorë dhe një rrugë 2 km për çiklizëm. Parku publik do të përfshijë 10 terrene sportive dhe një hapësirë të madhe eventesh.


Më të lexuarat