Secondary Adv

Aplikacioni i ri i Google i lejon prinderit te monitorojne perdorimin e telefonit nga femijet

Share on Google+

Gjigandi i teknologjisë Google ka prezantuar një aplikacion, i cili do i ndihmojë prindërit të monitorojnë përdorimin e telefonit të fëmijëve të tyre.

 

I quajtur Family Link, aplikacioni i ri u siguron prindërve një raport javor dhe mujor të aktivitetit dhe i lejon ata të përcaktojnë kohën që fëmija mund të përdorë pajisjen. Gjithashtu prindërit kanë fuqinë të kyçin (bllokojnë) smarfonon në distancë dhe të kontrollojnë vendndodhjen e tij, për të parë vendndodhjen e fëmijës së tyre.

Për të përdorur Family Link, prindërit duhet të blejnë një pajisje për fëmijët, që funksionon me  Android Nougat (7.0) ose me version më të lartë. Pastaj, duhet të shkarkojnë aplikacionin  dhe të krijojnë një llogari në Google për fëmijë të tyre. Aplikacioni i lejon prindërit gjithashtu të bllokojnë dhe miratojnë  aplikacione jo të përshtatshme për fëmijët, para së ata të shkarkohen nga Google Play Store.


Më të lexuarat