Ne Gjermani krijohet dielli artificial me i madh ne bote
Shkencëtarët gjermanë kanë krijuar “diellin më të madh artificial në botë”, me shpresën se burimet intensive të dritës mund të përdoren për të gjeneruar karburant ekologjik.
Sistemi i quajtur “Synlight” është i përbërë nga 149 drita të mëdha dhe prodhon një dritë me intesitet rreth 10,000 herë të rrezatimit diellor që gjendet natyrshëm në Tokë. Kur të gjitha llambat rrotullohen për të përqëndruar dritën mbi një vend të vetëm, instrumenti mund të gjenerojë një temperaturë prej rreth 3,500°C.
“Në qoftë se ju do të shkonit në dhomë, kur ajo ishte e ndezur, do të digjeshit direkt”: tha Prof Bernard Hoffschmidt, drejtor i kërkimeve në Qendrën Hapësinore Gjermane, ku eksperimenti është vendosur në një dhomë mbrojtëse nga rrezatimi.
Qëllimi është që përfundimisht të përdorimim dritën e diellit më tepër se dritën artificiale të prodhuar në eksperiment, i cili kushtoi 3.5 milion euro (3.8 milionë dollarë) për tu ndërtuar dhe kërkon në katër orë më shumë energji se sa një familje me 4 persona do të përdorë në një vit.