Secondary Adv

Ky zbulim i ri mund te rrise ruajtjen e energjise diellore deri ne 3000 per qind

Share on Google+

Një ekip nga Universiteti RMIT në Melburn, Australi krijuar një elektrodë të frymëzuar nga bimët, e cila mund të rritë kapacitetin e teknologjisë aktuale të magazinimit të energjisë diellore deri në 3.000 për qind. 

 

Si për krijimin e shumë risive të tjera në zhvillim të inxhinierisë, edhe këtë herë hulumtuesit janë frymëzuar nga natyra. Bima (western swordfern) nga e cila ata u frymëzuan gjendet në gjithë brigjet e Paqësorit në SHBA. 

“Gjethet e  kësaj bime janë të mbushura r me vena, duke i bërë ato shumë të efektshme për ruajtjen e energjisë dhe transportimin e ujit përreth bimës, : tha profesor Min Gu. Elektroda e re është projektuar për të punuar me superkondesatorë, të cilët mund të ngarkojnë dhe shkarkojnë energji shumë më shpejt se bateritë tradicionale.

Superkondesatorët kanë qenë të kombinuar me qeliza diellore, por përdorimi i tyre si një zgjidhje e ruajtjes së energjisë është e kufizuar për shkak të kapacitetit të vogël. Sipas shkencëtarëve prototipi mund  të rritë kapacitetin e tyre radikale e magazinimit  30 herë më shumë se limitet e kapacitetit aktual.


Më të lexuarat