Secondary Adv

Londra teston per here te pare autobuzat autonome

Share on Google+

Për herë të parë banorët në Angli do të kenë mundësi të testojnë automjetet autonome të transportit publik.

 

Gjatë tre javëve të ardhshme, rreth 100 njerëz do të udhëtojë në një autobuz autonom në një rrugë rreth 2 milje (3.2 km) në Greenëich, Londër. Automjeti, i cili udhëton me shpejtësi deri në 10 m/h (16.1km/h) do të kontrollohet nga një kompjuter. Megjithatë, në bord do të jetë një person i trajnuar, i cili mund të ndalojë anijen nëse kërkohet gjatë testeve.

Oxbotica, firma që ka zhvilluar teknologjinë e mjetit, tha se  5000 njerëz kanë aplikuar për të marrë pjesë. Pesë kamera dhe tre lazera do të ndihmojnë automjetin të lundrojë përgjatë një rruge të përdorur nga këmbësorët dhe çiklistët. Javën e kaluar qeveria bëri të ditura planet për fazën e parë të investimeve të saj, rreth 100 milion paund në infrastrukturën e testimit për të zhvilluar teknologjinë autonome të makinave.

 


Më të lexuarat