Shkencetaret japoneze do te jene te paret qe do arrijne ne mantelin e tokes
Njerëzit janë shumë kuriozë. Ata gjithmonë janë përpjekur të kërkojnë gjëra përtej sipërfaqes së tokës, qoftë në hapësirë apo nën sipërfaqen e saj.
Së fundmi një grup shkencëtarësh nga Japonia kanë bërë të ditur planin e tyre për të shpuar me sukses në mantelin e Tokës, që është një shtresë midis kores dhe bërthamës së jashtme.
Manteli i Tokës është një guaskë silikati shkëmbor me një trashësi mesatare prej 2,886 kilometra (1,793 milje). Manteli përbën rreth 84% të vëllimit të Tokës. Hulumtuesit në Agjencinë e Japonisë për Shkencën dhe Teknologjinë (JAMSTEC) thonë se ata shpresojnë të zbulojnë më shumë rreth asaj se si u formua planeti ynë dhe nga çfarë është është i përbërë manteli. Mediat japoneze raportuan për këtë projekt në fillim të kësaj jave.
“Ne nuk e dimë ende saktë përbërjen e mantelit. Ne kemi parë vetëm disa materiale të tij, shkëmbi është shumë i bukur, me një ngjyrë jeshile në të verdhë. Pra, ne kemi nevojë të dimë sistemin natyral më të qartë ose më të saktë ... ne duhet ta studiojmë tokën më saktësisht” : tha studiuesi Natsue Abe, i cili punon për JAMSTEC. Studiuesit thonë se ata do të përdorin për projektin një anijë shpimi, e cila quhet Chikyu. Anija ka aftësinë të gërmojë tri herë më shumë se sa paisjet e provuara më parë.
Plani është për të zgjeruar aktivitetin e Chikyu 2,5 milje (4 km) nën sipërfaqen e oqeanit dhe pastaj të shkojnë 3.7 milje (5.9km) më poshtë kores së Tokës për të mbledhur mostra nga manteli. Ekipi do të zhvillojë studimet paraprake në brigjet e Havait në shtator të këtij viti. Vetëm pas këtij studimi ekipi do të caktojë një afat kohor për pjesën tjetër të projektit. Vendet potenciale për shpimin përfshijnë një pranë Kosta Rikës dhe një tjetër në brigjet e Meksikës.