Secondary Adv

Njihuni me avioni elektrik qe theu rekordin boteror te shpejtesise

Share on Google+

Aeroplani i fundit elektrik i Siemens, Extra 330LE, ka thyer dy rekorde të reja botërore.

 

E para, ka arritur një shpejtësi maksimale prej 210 milje në orë (340 km/h) dhe e dyta u bë avioni i parë që tërheq në qiell një avion pa motor, deri në lartësinë 600 m në vetëm 76 sekonda.

Ai peshon rreth 1.000 kg, është i përshtatshëm për fluturime 20 minuta. Sipas Electrek, Siemens ka arritur të prodhojë motorë me densitet të lartë të energjisë elektrike dhe bateri me peshë të ulët, e cila i mundëson aeroplanit Extra 330LE të ofrojë një prodhim të energjisë rreth 260 kilovat. Ky është vetëm fillimi, pasi sipas kreut të Siemens Frank Anton, ata synojnë që deri në vitin 2030 të prodhojnë avionët e parë  që mbajnë deri në 100 pasagjerë.


Më të lexuarat