Secondary Adv

Roboti juaj personal qe mund tu ndihmoje ne punet e shtepise

Share on Google+

Koncepti i një asistenti robot në shtëpi është duke u bërë realitet në sajë të krijimit të një produkti të ri, i cili mund të jetë i pari robot shtëpiak i personalizuar.

 

I quajtur BIG, ai është në gjendje të interpretojë komandat zanore dhe të kryejnë detyra të thjeshta shtëpiake, të tilla si: kontrollin e pajisje të tjera ‘inteligjente’ dhe kujtimin e lajmërimeve.

 

NXROBO, kompania që krijoi robotin, beson se në të ardhmen çdo familje do të ketë një të tillë, i cili do të veprojë si “qendër për të gjitha pajisjet inteligjente në shtëpi.” Roboti, i cili është  80 centimetra i gjatë, mund të lëvizë lirisht nëpër shtëpi, duke shmangur pengesat dhe mund të kontrollohet nëpërmjet një aplikacioni në smartfon si edhe nëpërmjet komandave zanore.

Ai gjithashtu ka teknologji të njohjes së fytyrës që e lejon atë të njohë familjen dhe miqtë në mënyrë që të kryejë detyra specifike, të tilla si: të kujtojë fëmijët të marrin ushqimin për në shkollë para se të largohen nga shtëpia apo mund tju kujtojë për të merrni një pallto në qoftë se ai ndjen se jashtë është ftohtë. Dizenjesit po planifikojnë prodhimin e BIG në masë para fundit të vitit 2017, me një çmim të rekomanduar prej 1,399 dollarë (£ 1,130).


Më të lexuarat