Batanija inteligjente qe ju lejon te kontrolloni se sa te ngrohte ose te ftohte e doni anen tuaj te shtratit
Batanija inteligjente e quajtur “Smartduvet Breeze”, e krijuar nga një kompani me qendër në Montreal, përdor dhoma të ndara ajrore për të ofruar temperatura të ndryshme të ajrit në çdo anë të shtratit.
Të gjitha karakteristikat e saj mund të kontrollohen nga një aplikacion në smartfon, duke përfshirë kontrollin e nxehtësisë dhe kohën specifike të çdo dite që batanija vetë rregullohet.
Tina Cayouette, presidente e Smartduvet, tha: "Ashtu si shumë njerëz, edhe ne përjetuam shumë netë me shqetësime për shkak të temperaturës së dhomës që ishte ose tepër e ngrohtë ose shumë e ftohtë. Nëse jeni në një marrëdhënie, ky siklet (shqetësime) mund të jetë shkaku i shumë diskutimeve, thjesht sepse secili person ka preferencën e vet kur bëhet fjalë për gjumin.”
“Smartduvet Breeze” është i disponueshëm për t'u dërguar në të gjithë botën dhe kushton 199 dollarë (159 euro).