Secondary Adv

Projektet me te medha te ndertimit ne bote

Share on Google+

Më poshtë janë 10 nga projektet më të mëdha të ndërtimit në botë, duke filluar nga aeroporte, diga, metro dhe komplekse industriale.

 

1. Airporti Al Maktoum, Dubai

Ai shtrihet në më shumë se 21 kilometra katror. Planifikuar për të përfunduar në 2018, objekti është projektuar për të përballuar 200 avionë të mëdhenj në të njëjtën kohë. Vetëm faza e dytë e zgjerimit të aeroportit ka një kosto të llogaritur prej më shumë se 32 miliard dollarë.

 

2. Jubail II, Arabia Saudite

Ky projekt 22-vjeçar i qytetit industrial filloi fazën e dytë në 2014 me një zgjerim që kushtoi 11 miliard dollarë. Kur të përfundohet, do të përfshijë të paktën 100 uzina, një fabrikë shkripëzimi 800,000 metra kub, milje hekurudha, rrugë, autostrada dhe një rafineri nafte që prodhon të paktën 350,000 fuçi në ditë. I gjithë projekti është planifikuar të përfundojë në vitin 2024.

 

3. Dubailand, Dubai

Ky kompleks është 3 herë më i madh se ‘Ëalt Disney Ëorld’. Ai ka një sipërfaqe 278 kilometra katrorë dhe ka kushtuar 64 milion dollarë. Dubailand do të ketë 6 pjesë: parqe zbavitës me një mjedis unik ose ide, mjediset sportive, ekoturizmin, objektet shëndetësore, atraksionet e shkencës dhe hotelet. Do të ketë gjithashtu hotelin më të madh në botë me 6,500 dhoma dhe një qendër tregtare 10 milionë metra katrorë. Projekti është planifikuar të përfundojë në vitin 2025.

 

4. Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar 

ISS rrethon tokën çdo 92 minuta. Krijuar nga një konsorcium prej 15 shtetesh dhe 5 agjencish hapësinore. Ndërtimi i tij i tejkalon  60 miliard dollarë. Kostoja përfundimtare e stacionit hapësinor dhe zgjerimi i tij parashikohet të tejkalojnë 1 trilion dollarë.

 

5. Projekti për Transferimin e Ujit nga Jugu në Veri në Kinë 

Veriu i Kinës është shtëpia e gati 50 përqind të popullsisë së Kinës, por ka vetëm rreth 20 përqind të burimeve ujore të vendit. Për të korrigjuar këtë mungesë ekuilibri, Kina ka financuar ndërtimin e tre kanaleve të mëdha, secili më shumë se 600 milje i gjatë dhe që transporton ujë në veri nga tre lumenjtë më të mëdhenj të Kinës. Projekti ka një plan ndërtimi 48 vjeçar. Kur të përfundojë, do të sigurojë 44 miliard metra kub ujë çdo vit.

 

6. Projekti i Crossrail në Londër 

Ai është një tunel nëntokësor 26 milje (41 km) që lidhin 40 stacione. Kostoja e projektit është 23 miliard dollarë. 

 

7. Diga Three Gorges, Kinë

Diga më e madhe në botë është një milje e gjysëm e gjatë dhe rreth 60 kate e lartë. Projekti 59 miliard dollarësh i lumit Yangtze u përfundua dhe u vendos në shërbim në 2003. Shumica e projekteve të mëdha ndërtimore kanë kritikët e tyre, por Three Gorges është kritikuar veçanërisht për zhvendosjen e rreth 1.5 milion personave dhe shkatërrimin e qindra miljeve të tokës bujqësore. Kapaciteti i saj për prodhimin e energjisë elektrike është tetë herë më shumë se i Digës Hoover, por vazhdon të sigurojë vetëm dy ose tre përqind të nevojave të Kinës për energji.

 

8. Sellafield, objekti bërthamor në Angli

Duke mbuluar mbi 700 hektarë, ky është objekti primar i ripërpunimit të karburantit bërthamor të UK.-së. Me kostot e ndërtimit që tejkalojnë 15 miliardë dollarë. Një nga aktivitetet e saj kryesore është ripërpunimi i Magnox, një karburant bërthamor, nga stacionet e energjisë bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar. 

 

9. Aeroporti i Pekinit, Kinë

Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit përfundimisht do të kalojë Aeroportin Al Maktoum të Dubait në kosto, sipërfaqe, kapacitet të pasagjerëve dhe aeroplanëve. Faza e parë e aeroportit u përfundua në kohë për olimpiadën e vitit 2008. Zgjerimi i mëtejshëm është planifikuar të përfundojë në vitin 2025. 

 

10. Projekti i Madh ‘Manmade River’ (Lumi i bërë nga njeriu”, Libi 

Libia ka punuar në këtë projekt që nga viti 1985. Është projekti më i madh i ujitjes në botë. Kur të përfundohet, do të ujiten më shumë se 350,000 hektarë tokë të punueshme dhe do të rrisë ndjeshëm sasinë e ujit të pijshëm në shumicën e qendrave urbane të Libisë. Burimi i ujit për projektin është sistemi ujor nëntokësor i rërës. Projekti është planifikuar të përfundojë në vitin 2030.


Më të lexuarat