×
Secondary Adv

8 projektet e ndertimit me te cmendura ne histori

Share on Google+

Në këtë artikull do ju flasim për disa nga projektet e ndërtimit më të ‘çmendura’ të propozuara ndonjëherë, por që fatkeqësisht nuk u ndërtuan anjëherë. Ata janë:

 

 

1. Anija  e Lirisë 

Propozuar fillimisht në vitet 1990, Anija e Lirisë definitivisht kualifikohet si një nga projektet më të çmuara në fushën e ndërtimit. Nëse do të realizohej, ajo do të ishte një qytet lundrues i pavarur.

 Anija gjigante do të kishte qenë në gjendje të përshkonte botën për dy vjet. Dizajni i saj përfshinte ushqim për një popullsi rreth 50,000 njerëz me ekonominë e vet të pavarur, punët, shkollat dhe dyqanet. Arsyet e dështimit të saj ishin kostoja, vështirësitë teknike dhe përfundimisht mungesa  e interesit nga qytetarët potencialë. 

 

2. Megapiramida në Tokio 

Nëse do të ndërtohej kjo piramidë do të strehonte rreth një milion njerëz. Propozimi ishte të ndërtohej një qytet lundrues në portin e Tokios, i cili do të ishte aq i madh sa të mund të mbante rrokaqiej 100 katësh brenda tij. Vështirësitë teknike përfundimisht shkaktuan dështimin e këtij projekti.

 

3. Ferma vertikale “Dragonfly”, Nju Jork 

Nëse do të ndërtohej ajo do të ishte me 132 kate dhe e lartë 600 metër. “Dragonfly” mund të mbajë 28 fusha të ndryshme bujqësore për prodhimin e frutave, perimeve, drithërave, mishit dhe qumështit. Një kombinim i energjisë diellore dhe të erës bën konceptin Dragonfly të arkitektit belg Vincent Callebaut 100% të vetë-mjaftueshme.

 

4. Shtëpia ‘Sutyagin’, Rusi

Shtëpia Sutyagin ishte një shtëpi prej druri në Arkhangelsk të Rusisë. Rezidenca 13 -katëshe, 44 metra e lartë e zotit Nikolai Petrovich Sutyagin, është raportuar të jetë shtëpia më e lartë prej druri në botë, ose së paku në Rusi.

 

5. Kulla ‘Phare du Monde’, Paris

Phare du Monde ishte një kullë vëzhgimi e planifikuar për Panairin Botëror 1937 në Paris, Francë. Phare du Monde, e quajtur edhe si “Kulla e Kënaqësisë Gjysmë Milje e Lartë” është projektuar nga Eugène Freyssinet dhe nëse do të ndërtohej do ishte një kullë betoni me gjatësi 701 metër (2300 metra) me një fener dhe një restorant në majë. Në pjesën e jashtme do të ndërtohej një rrugë në formë spirale dhe kulla do të kishte edhe një gazrazh parkimi për 500 makina.

Ajo do të kushtonte 2.5 milion dollarë, por nuk u ndërtua asnjëherë.

 

6. Plani Voisin, Paris 

Ky është një projekt urbanistik dhe arkitekturor i cili është bazuar në statistika konkrete, besueshmërinë e provuar të materialeve të caktuara, një formë të re të organizimit social dhe ekonomik dhe një shfrytëzim më racional i pronës së paluajtshme. Për herë të parë ai yu propozua në vitin 1925.

 

7. Tempulli ateist i Alain de Botton, Londër 

Shkrimtari Alain de Botton hodhi idenë e ndërtimit të disa tempujve për ateistë në Mbretërinë e Bashkuar. Ai do të jetë një kullë e zezë prej 46 metrash (që përfaqëson 4.6 miliardë vjet të ekzistencës së Tokës) e projektuar nga arkitektët Tom Greenall dhe Jordan Hodgson, të ndërtuara në Londër për të përfaqësuar idenë e perspektivës.

 

8. Projekti Chariot, Alaska

Projekti Chariot ishte një propozim i Komisionit Amerikan të Energjisë Atomike i vitit 1958 për të ndërtuar një port artificial në Cape Thompson në North Slope të Alaskës duke varrosur dhe shpërthyer një varg pajisjesh bërthamore.


Më të lexuarat