Arkitektet dizenjojne qendren kerkimore me panele diellore per shpetimin e Liqenit Cad
Liqeni Çad në Afrikë në vitet 50,000 para erës sonë kishte një sipërfaqe mbi 770.000 kilometra katrorë, sipas firmës arkitektonike Hermann Kamte & Associates (HKA) me bazë në Kamerun.
Por gjatë shekujve ai është zvogëluar dhe tani ka një sipërfaqe prej vetëm 3.998 km kator. HKA shpreson të përdorë arkitekturën për rigjenerimin e liqenit që po vdes, në formën e një qendre kërkimore të quajtur “I harruar, i vdekur ose i gjallë”. Qendra do të fillojë një proces që përfundimisht do t'i dorëzohet natyrës.
Njerëzit e parë e bënë shtëpinë e tyre pranë Liqenit Çad, sipas HKA, por ai është në rrezik të zhduket përgjithmonë. Liqeni mund të ‘vdesë’ në këtë shekull, nëse nuk ndërmerren hapa për ta ruajtur atë. Liqeni i Çadit i kufizuar nga Kameruni, Çadi, Nigeria dhe Niger është jetësore për shëndetin e rajonit; HKA thotë se zhdukja e tij do të ndikonte mbi nëntë milionë njerëz aty afër, dhe në mënyrë indirekte, 30 milionë njerëz në rajon.
Kështu ata krijuan një qendër për të ndihmuar në ruajtjen e liqenit. Qendra e vetëmjaftueshme Lymnology do të ofrojë një vend që studiuesit të studiojnë liqenin Çad dhe rajonin përreth. Një qendër e shkripëzimit do të lidhë liqenin me Oqeanin Atlantik përmes tubacioneve, të cilat do të transportojnë ujin nga oqeani. Qendra do ta pëpunojë ujin e detit dhe kështu ai mund të ripërdoret si ujë i freskët për të ndihmuar në ripërtëritjen e liqenit dhe për të siguruar ujë për njerëzit në rajon.
Ata parashikojnë tri faza për të ndihmuar rigjallërimin e liqenit, duke filluar me qendrën dhe pastaj duke e kaluar ngadalë punën në natyrë. Ndërtimi i tubacioneve dhe hulumtimi i liqenit do të zhvillohet mes 2016 dhe 2026. Në vitin 2020 do të mbillen shumë pemë dhe bimë të tjera rreth liqenit. Në vitin 2080 tubacionet do të ndalojnë sjelljen e ujit të Oqeanit Atlantik, pasi rigjenerimi natyror do sjellë rigjenerimine liqenit.