Secondary Adv

Droni me i madh i Kines me panele diellore mund te qendroje ne ajer per muaj

Share on Google+

Kina ka prezantuar një dron masiv me panele diellorë. Ai ka një shtrirje maksimale të krahëve der në 40 metra, por peshon vetëm 400 kilogramë. 

 

Droni super i lehtë është dizenjuar të qëndrojë në fluturim të vazhdueshëm në 20,000 metra për ditë me rradhë duke përdorur energjinë e ripërtëritshme për të fuqizuar tetë motorët elektrikë. Ai mund të udhëtojë deri në shpejtësinë 200 kilometra në orë.

 

I quajtur "Caihong-T 4" (CH-T4), ose Rainboë T-4, droni me energji diellore është ndërtuar nga Akademia Kineze e Hapësirës Aerodinamike (CAAA). Ai është më i gjerë se një Boeing 737. Ai është i lehtë për shkak të konstruksionit plastik dhe fibrave të karbonit.

Shkencëtarët e CAAA raportojnë se ata synojnë që CH-T4 ta rrisë kohën e fluturimit për disa muaj, duke kërkuar mbikëqyrje minimale njerëzore. Lartësia e fluturimit e lejon atë të fluturojë mbi retë duke i dhënë akses të plotë te rrezet e diellit. Gjatë natës droni do të përdorë energjinë e ruajtur në bateri për të fuqizuar motorët e tij.


Më të lexuarat