Secondary Adv

Hyperloop Hotel, mund te jete e ardhmja e udhetimit luksoz

Share on Google+

Studenti i diplomuar i arkitekturës, Brandan Siebrecht, nga Universiteti i Las Vegasit, dizenjoi një hotel futuristik Hyperloop.

 

Ai fitoi çmimin “2017 Radical Innovation” për dizajnin më kreativ  të mundshëm për hotelet. Koncepti futuristik i hotelit ka një dizajn të qëndrueshëm dhe modular që do të strehonte njerëzit  ndërsa udhëtonin nga një qytet në tjetrin. Ai do të ketë një formë të ngjashme me atë të kontejnerëve të transportit.

 

Pasagjerët mund të kalojnë  mes qyteteve amerikane, duke përfshirë Seattle, Portland, San Francisco, Las Vegas, Los Anxhelos, Denver, Santa Fe, Austin, Çikago, Nashville, Uashington DC, Ney York City dhe Boston. 

Të gjitha këto 13 rrugë me një Hyperloop Hotel do të lidhen me një “Sistem Hyperloop”.  Sipas Siebrecht, me një çmim prej 1,200 dollarë, klientët e hotelit do të jenë në gjendje të kalojnë nëpër rrjetin e qyteteve pa u larguar nga dhoma e tyre.

I gjithë udhëtimi luksoz dhe ultra i shpejtë potencialisht mund të menaxhohet përmes një aplikacioni të personalizuar. Secila nga suitat futuristike të hotelit do të pajiset me një dhomë gjumi, zyrë, banjo dhe një dhomë ndenjeje me një televizor me ekran të sheshtë.


Më të lexuarat