Secondary Adv

Jahti i pare plotesisht ekologjik dhe me panele diellore

Share on Google+

Kompania holandeze Soel Yachts, në partneritet me Naval DC, projektuan SoelCat 12, një jaht elektrik me panele diellorë.

 

Jahti do të lançohet në Zelandën e Re këtë javë dhe është ekologjik jo thjesht në uljen e emetimit të dioksidit të karbonit, por edhe në uljen e ndotjes akustike. SoelCat 12, i cili është ndërtuar në Zelandën e Re, e siguron energjinë nga dielli. Kompania ‘Soel Yachts’ e përshkruan varkën si ‘Tesla në ujë’, duke vënë në dukje se megjithëse makinat po punojnë me anë të energjisë elektrike, kjo nuk ka ndodhur me jahtet.

 

Qëllimi i tyre është të revolucionarizojnë industrinë e shëtitjes me barka apo jahte. Duke udhëtuar me një shpejtësi prej 52 km/h, jahti mund të udhëtojë për 6 orë, kurse me shpejtësi 48 km/h jahti mund të udhëtojë për 24 orë, edhe gjatë natës kur panelet diellorë nuk marrin energji. 

Sipas ‘Soel Yachts’ sistemet e anijes mund të monitorohen me një telefon ose tabletë, duke u pronarëve të shohin përdorimin e tyre të energjisë si në një Tesla. Anija mund të bëhet një stacion elektrik mobil, duke ofruar energji për më shumë se pesë shtëpi, madje edhe në vende të largëta.


Më të lexuarat