Secondary Adv

Njihuni me Kurin, një robot besnik per shtepine tuaj

Share on Google+

Kuri është një robot i vogël, që mund të njohë kafshët shtëpiake dhe fëmijët, madje edhe t'i qortojë ata  nëse nuk sillen mirë.

 

I prodhuar nga Mayfield Robotics, Kuri mëson të njohë anëtarët e familjes dhe mund të njoftojë pronarët e tij nëpërmjet një smartfoni kur një fëmijë arrin në shtëpi. Ai flet vetëm në mënyrë automatike, por ofron edhe një varg shprehjesh emocionale duke rrotulluar sytë dhe kokën.

Roboti është i pajisur me një kamera të sofistikuar 1080p HD. Kjo do të thotë se është në gjendje të bëjë fotografi me cilësi të lartë, video dhe madje edhe transmetim të drejtpërdrejtë (live).

Gjithashtu ai mund të luajë muzikë në zërin e regjistruar, të cilin shefi ekzekutiv i Mayfield Robotics, Michael Beebe e përdor për t'i thënë robotit t’i tregojë qenit e tij të zbresë nga shtrati. Roboti do të kushtojë 699 dollarë (£552), dhe pritet të dalë në shitje në SHBA në muajin dhjetor.


Më të lexuarat