Secondary Adv

Angli, ndertohet kampi i pare ne bote per trajnimin e astonauteve

Share on Google+

Qendra e parë private e kërkimit hapësinor do të ndërtohet në Britaninë e Madhe. Struktura quhet "Blue Abyss" dhe ndërtimi i saj do të kushtojë £120 milion (150 milion dollarë).

Qendra përfshin pishinën më të madhe të zhytjes në botë, 50 metra të thellë (165 ft), një hotel me 120 dhoma, një qendër trajnimesh për astronaut dhe një ‘qendër performance’ që do të ndihmonte zhytësit, astronautët dhe atletët të stërviteshin në nivelin më të lartë.

Qendra do të ofrojë një gamë të paketave eksperimentale 'përgatitje hapësinore' për grupe dhe individë. Këto përfshijnë një ‘bazë centrifuge’ që ekspozon pjesëmarrësit në forcat ekstreme G. Pishina e saj do të jetë tre herë më e thellë se ajo e NASA-s, e cila është vetëm 12 metër.

 ‘Blue Abyss’ pritet të hapë plotësisht dyert për firmat e eksplorimit të hapësirës në vitin 2019.


Më të lexuarat