Secondary Adv

Kjo librari unike ne Kine duket si nje tunel i pafund librash

Megjithëse në botë ka disa biblioteka të mahnitëshme studioja e arkitekturës X L-M me bazë në Shangai, ka dizenjuar një librari vërtet unike.

 

Libraria e Yangzhou Zhongshuge ka dysheme të zezë reflektuese dhe rafte me hark për të dhënë përshtypjen e një tuneli të pafund me libra. Raftet arrijnë deri në tavan dhe falë pjesës reflektuese, rruga e kalimit duket si një vazhdim i pafund i librave. Dizenjuesit  thonë se e kanë krijuar këtë kryevepër, pasi janë frymëzuar nga ura e Zhen Yuan dhe urat e harkuara.

Zhongshuge, që përafërsisht përkthehet ‘Bell Book Loft’, është pjesë e një zinxhiri librashish me dy vendndodhje të ndryshme: në Shangai dhe Hangzhou. Holli është i bazuar në një sipërfaqe 1.000 metra katror dhe përfshin një dhomë leximi dhe një zonë për fëmijët. Dhoma e leximit përmban skulptura artistike dhe shtylla të bardha të lakuara.

Seksioni i librave për fëmijë përbëhet nga rafte që marrin forma të shtëpive, kullave, reve etj. Raftet e drurit janë ndriçuar nga një mori ngjyrash të ndritshme, me dritat e tavanit të përshtatura për të krijuar një qiell të ndritshëm.

Me te lexuarat ne Inovacion