Secondary Adv

Kjo pajisje mund te krijoje energji elektrike nga levizja e njeriut

Share on Google+

Ndoshta ju nuk do të keni më nevojë të mbani një karikues me vete, pasi tani telefoni juaj mund të marrë energji nga rrobat tuaja ose mjedisi. Ky është potenciali i një pajisjeje të re të zhvilluar në Laboratorin e Nanomaterialeve dhe Pajisjeve të Energjisë të Universitetit Vanderbilt.

 

Duke përdorur teknologjinë e baterisë dhe shtresat e fosforit të zi, pajisja e re gjeneron sasi të vogla të energjisë elektrike kur është e përkulur ose shtypur. Fosfori, i cili është i trashë vetëm disa atome mund të gjenerojë energji elektrike edhe në frekuenca jashtëzakonisht të ulëta në përputhje me lëvizjen e njeriut.

 

Profesor asistenti i Inxhinierisë Mekanike, Cary Pint, i cili drejtoi hulumtimin tha: “Në të ardhmen, pres që ne të gjithë do të bëhemi pika karikimi për pajisjet tona personale duke tërhequr energji direkt nga lëvizjet tona dhe mjedisi.”

Prodhimi në mënyrë efektive i energjisë nga burimet e ambientit, është një fushë e shkencës në zhvillim. Ajo përfshin pajisje që mund të tërheqin energji nga ndryshimet e temperaturës, pajisjet e energjisë rrezatuese që kapin energji nga drita dhe pajisjet elektrokimike që lidhen me reagimet biokimike.

Kapja e energjisë në frekuencë të ulët është jashtëzakonisht sfiduese. Shumë eksperimente të tjera nuk kanë qenë në gjendje të krijojnë pajisje që punojnë në mënyrë efektive nën 100 hertz, duke e bërë normën e tyre të efikasitetit mes 5-10 përqind edhe nën kushte optimale.

Pajisja e fosforit të zi, në anën tjetër, mund të veprojë me më shumë se dyfishin e efikasitetit. “Prodhuesi  ynë është llogaritur të operojë me efikasitet mbi 25 për qind në një konfigurim ideal të pajisjes, dhe më e rëndësishmja është që të prodhoni energji përgjatë tërë kohëzgjatjes së lëvizjeve të ngadalta njerëzore, siç janë kur qëndroni ulur apo më këmbë”: tha Pint. 


Më të lexuarat