Secondary Adv

Miliarderi amerikan do te ndertoje fermen  me te madhe me turbina ere ne SHBA

Wyoming, shtet në amerikën perëndimore, së shpejti mund të jetë ‘shtëpia’ e fermës më të madhe me turbina ere në Shtetet e Bashkuara.

 

Pas këtij projekti është miliarderi konservator Philip Anschutz. Ferma, e cila do të ketë rreth 1000 turbina, do të prodhojë energji të mjaftueshme për të furnizuar me energji elektrike çdo shtëpi në San Francisko dhe Los Anxhelos.

 

Por ky projekt mund të përballet me nje betejë të vështirë pasi ligji i miratuar në Wyoming do të rrisë taksën mbi energjinë e rinovueshme. Wyoming aktualisht është i vetmi shtet në Amerikë që takson energjinë e erës, por disa ligjvënës kanë tentuar ta rrisin këtë taksë nga 1 dollar për megavatë orë në 3 ose 5 dollarë. 

Në vitin 2015, shteti prodhoi qymyr më shumë se Virxhinia Perëndimore, Kentaki, Illinois dhe Pensilvania, por konsumi i tij po pëson rënie.  Sipas NexusMedia, fuqia e erës përbën një mundësi miliarda dollarëshe për shtetin: ferma masive me turbina ere e Anschutz dhe një linjë e re e transmetimit prej 700 miljesh kushton 8 miliardë dollarë dhe ka edhe dy projekte të tjera me kosto rreth 3 miliardë dollarë.

Me te lexuarat ne Inovacion