Secondary Adv

Fuoristrada e pare ne bote, plotesisht elektrike

Share on Google+

Kompania me bazë në Nju Jork, Bollinger Motors, prezantoi B1, fuoristradën e parë plotësisht elektrike.

 

“Bollinger Motors” u themelua në vitin 2014, nga Robert Bollinger, diplomuar në Dizajn Industrial, nga Universiteti Carnegie Mellon. Ai krijoi një ekip inxhinierësh me vizionin për të krijuar fuoristradën e parë të sportit EV, të frymëzuar nga jeta në Catskills. Fuoristrada përbëhet nga dy sisiteme baterish: një sistem 60 kWh me limit 193 kilometra dhe një sistem 100 kWh me limit 321 kilometër.

 

Robert Bollinger, tha: “Meqenëse B1 është një fuoristradë plotësisht elektrike, është me të vërtetë një burim portativ energjie.”  Ai shtoi: “Ne vendosim priza 100 volt në të gjithë fuoristradën, kështu që ju mund ta përdorni atë për të karikuar mjete dhe paisje që keni nevojë. Gjithashtu për të mbuluar të gjitha nevojat e energjisë janë integruar USB dhe priza 12 volt.”

Fuoristrada është: 3.8 metër i gjatë, 1.8 metër i gjerë dhe 1.8 metër i lartë. Në një intervistë Bollinger shpjegoi se kompania është ende duke punuar në sigurimin e një partneri prodhues që do të bëjë 10,000-20,000 njësi në vit. Partneriteti do të përcaktojë çmimin përfundimtar të veturës, i cili ende nuk është vendosur.


Më të lexuarat