Secondary Adv

Adidas prodhon ne mase atletet e printuara 3D

Share on Google+

Së fundmi Adidas ka njoftuar se do të prodhojë në masë atletet e para të printuara 3D, Futurecraft 4D.

 

Adidas po bashkëpunon me kompaninë Carbon, me bazë në Silicon Valley, për të krijuar një strategji për këtë proces. Është padyshim një detyrë e vështirë, duke pasur parasysh gjeometrinë komplekse të tabanit të këpucëve.

 

Adidas do të përdorë teknologjinë CLIP për prodhimin masiv të tabanit të këpucëve Futurecraft 4D.  Shtresa e mesme e tij është prodhuar me anë të teknologjisë dixhitale të sintezës së dritës që përdor dritën dhe oksigjenin. Përdoret rrëshirë e lëngët me veti elastike, e cila ngurtësohet duke përdorur dritën dhe oksigjenin. Për ta bërë produktin sa më të saktë, duke siguruar komoditet dhe mbështetje më të mirë, Adidas mblodhi 17 vjet të të dhënave të atletëve.

Teknologjia e shtypjes 3D ka bërë përparim të dukshëm gjatë viteve të fundit. Megjithatë, metodat e prodhimit tradicional 3D kanë disa defekte, duke e bërë atë të papërshtatshme për prodhim masiv të produkteve të caktuara. Produktet e prodhuara nga kjo teknologji kanë cilësi të ulët sipërfaqësore, kufizim në materiale, prodhim të ngadaltë dhe shkallëzim të kufizuar. Teknologjia dixhitale e sintezës së dritës nga Carbon kalon ato barriera dhe përdor shkencën molekulare për të revolucionuar printimin 3D.

Kompania ka punuar në 150 kompozime të ndryshme materialesh dhe në fund zgjodhi rrëshirën e  lëngshme EPU 40. Ishte materiali i vetëm në dispozicion që mund të arrinte kërkesat e performancës të Futurecraft 4D. Ekipi i dizajnit të Adidas kishte zgjedhur një ngjyrë të gjelbër prej liri për këpucën e lançimit, kështu që kompania ndryshoi ngjyrën e rrëshirës në përputhje me dizajnin.


Më të lexuarat