Mirage, nje shtepi fantastike pasqyrash ne shkretetiren e Kalifornise
Shtëpia fantastike e pasqyrave, Mirage, ndodhet në një zonë periferike në SHBA. Dizajni unik i bërë nga artisti Doug Aitkens përbëhet nga panele pasqyruese brenda dhe jashtë, duke krijuar një pamje magjepsëse të peizazhit përreth.
“Mirage” është pjesë e një instalimi arti në Festivalin e Artit Desert X, duke shfaqur 16 vepra arti të mrekullueshme të përhapura në 72 km të luginës. Pasqyrat reflektuese të vendosura në fasadë japin një pamje dramatike dhe të çuditshme të strukturës që shfaqet dhe zhduket në shkretëtirë.
Intensiteti i ndryshueshëm i rrezeve të diellit që godasin shtëpinë pasqyrë e bëjnë atë të zhduket në shkretëtirën kaliforniane në një moment. Edhe ndryshimi i lehtë në këndet e shikimit siguron një përvojë mendore që lehtë mund të shtrembërojë orientimin e shikuesit.
Ky festival filloi më 25 shkurt dhe vazhdoi deri më 30 prill 2017.