Secondary Adv

Shkencetaret zbulojne gati 100 vullkane te panjohur ne Antarktide

Share on Google+

Shkencëtarët kanë identifikuar pothuajse 100 vullkane të panjohur në Antarktidën Perëndimore, duke e bërë një nga zonat  me përqendrimet më të mëdha të vullkaneve në botë.

 

Hulumtimi i ri i botuar tek “Geological Society” identifikon 91 vullkane të rinj në një rajon të njohur si Sistemi ‘Rift’ i Antarktidës Perëndimore, një zonë 3.500 km e gjatë, e cila shtrihet nga akullnaja ‘Ross’ deri në Gadishullin Antarktik. 

Të gjithë këta vullkane janë vendosur nën shtresën e akullit Antarktik, disa deri në thellësinë 3.2 km. Ata kanë madhësi nga 100-3,850 metër, më i madhi është aq i lartë sa Eiger në Zvicër. Shkencëtarët që drejtuan studimin, Max Van Wyk de Vries dhe Robert Bingham nga Shkolla e Gjeoshkencave në Universitetin e Edinburgut, thonë se ky përqendrim është më i madh se ai i vargmalit vullkanik të Afrikës Lindore, gjë që do ta bënte atë përqendrimin më të dendur të vullkaneve në botë.

Megjithëse disa gjeologë thonë se ky pretendim është shumë i ekzagjeruar. Nuk dihet se sa nga vullkanet e sapo zbuluar janë aktivë, por shkencëtarët po shprehin shqetësime se një shpërthim mund të përkeqësojë efektet e ndryshimeve klimatike në kontinentin e ngrirë.


Më të lexuarat