Secondary Adv

Dubai, fillon ndertimi i kulles me te larte ne bote

Share on Google+

Në Dubai ka filluar puna për ndërtimin e një prej kullave më të larta në botë “Dubai Creek Tower.”

 

Kompleksi, i cili do të ndërtohet në një sipërfaqe rreth 5.9 km katror, do të eklipsojë ndërtesën më të famshme Burj Khalifa, e cila është edhe struktura më e lartë në botë që nga viti 2010.

Për ta bërë këtë, kërkohet krijimi i themeleve 71.9 metër të thellë,  një rekord botëror, që do të mbulohen me me 1.59 milionë metra kub beton. Kur të përfundojë, kulla do të jetë e lartë 928 metër. Struktura është definuar si një kullë, e cila nuk është ndërtuar për të qenë e banueshme ose për punë zyre.

‘Emaar Properties’ dhe sipërmarrja e përbashkët Dubai Holdings frymëzohen nga lule zambakësh dhe minare të xhamisë, thonë zhvilluesit e saj, dhe do të ketë një grup të kabllove mbështetëse 68 milje (109km). Arkitekti zvicerano-spanjoll Santiago Calatrava ka projektuar një kuvertë vëzhgimi dhe një kat me kopshte të stilit babilonas.

Mendohet se kulla do të jetë gati për “Dubai Expo 2020.”


Më të lexuarat