Secondary Adv

Me 23 gusht Samsung prezanton Galaxy Note 8

Share on Google+

Pas disa muajsh thashetheme dhe spekulime, më në fund kemi një datë zyrtare, se kur Samsung do të prezantojë Galaxy Note 8: 23 gusht.

 

Imazhet e zbuluara tregojnë se Galaxy Note 8 do të jetë më drejtkëndor se Galaxy S8, pak më i madh dhe do të shitet në dy ngjyra të zezë dhe të artë. Pritet të përfshijë një ekran 6.3 inç Super AMOLED. Ai mund të jetë pajisja e parë e Samsung që inkorporon një kamera me dy lente në pjesën e pasme, me një sensor 12 megapiksel për secilën.

Ashtu si pajisjet e mëparshme Note, modeli i fundit do të vijë me një stilolaps S Pen. Procesori mendohet të jetë Snapdragon 835 ose Exynos 8895. Pritet të ketë 6GB dhe një softuer të ri, që do të përmirësojë ndarjen e ekranit  për ekzekutimin e njëkohësishëm të më shumë se një programi apo detyre. Sipas disa thashethemeve telefonat do të kushtojnë mbi 900 dollarë, në shtator.


Më të lexuarat