Secondary Adv

Qendra me e madhe e te dhenave ne bote do te ndertohet ne Rrethin Arktik

Share on Google+

Në qytetin e vogël norvegjez Ballangen, i cili ndodhet në Rrethin Arktik, do të ndërtohet qendra më e madhe e të dhënave në botë. 

 

Një objekt masiv që mbulon rreth 600.000 metra katrorë. Objekti do të ndërtohet nga Kolos, një kompani amerikano-norvegjeze me zyra në Norvegji, SHBA dhe Evropë.  Sipas saj qendra  tërheqë 70MW të energjisë, një total që do të rritet në 1000MW kur objekti të jetë plotësisht i ndërtuar.

Energjia do të prodhohet plotësisht nga burime të rinovueshme si hidrocentralet dhe turbinat e erës. Qendra do të ndihmojë në reduktimin e shpenzimeve për prodhimin e energjisë në më shumë se 60%. Firma tha se qendra do të krijojë menjëherë 2.000 deri 3.000 vende të reja pune dhe do të mbështesë 10,000 deri në 15,000 vende pune në zonë.


Më të lexuarat