Qendra me e madhe e te dhenave ne bote do te ndertohet ne Rrethin Arktik
Në qytetin e vogël norvegjez Ballangen, i cili ndodhet në Rrethin Arktik, do të ndërtohet qendra më e madhe e të dhënave në botë.
Një objekt masiv që mbulon rreth 600.000 metra katrorë. Objekti do të ndërtohet nga Kolos, një kompani amerikano-norvegjeze me zyra në Norvegji, SHBA dhe Evropë. Sipas saj qendra tërheqë 70MW të energjisë, një total që do të rritet në 1000MW kur objekti të jetë plotësisht i ndërtuar.
Energjia do të prodhohet plotësisht nga burime të rinovueshme si hidrocentralet dhe turbinat e erës. Qendra do të ndihmojë në reduktimin e shpenzimeve për prodhimin e energjisë në më shumë se 60%. Firma tha se qendra do të krijojë menjëherë 2.000 deri 3.000 vende të reja pune dhe do të mbështesë 10,000 deri në 15,000 vende pune në zonë.