Secondary Adv

Amazon do te perdore IA per t'u bere nje ekspert ne fushen e modes

Share on Google+

Hulumtuesit në laboratorin e Amazon në San Francisko po punojnë në një algoritëm, i cili do të ndryshojë trendet e modës në të ardhmen.

 

Ai mund të mësojë rreth stilit nga imazhet dhe të rikrijojë veshje me stil të ngjashëm nga fillimi. Sistemi mbështetet në një mjet të quajtur GAN (rrjet gjenerues kontradiktor). Ai përbëhet nga dy rrjete nervore që mësojnë nga shikimi i të dhënave të papërpunuara.

Ata përvetësojnë vetitë specifike të një stili të caktuar duke parë shumë shembuj të asaj që po vishet. Ndërkohë, hulumtuesit e Amazon në Izrael po zhvillojnë një teknikë për mësimin e makanizmit,  i cili mund të vendosë nëse një veshje është elegante vetëm duke analizuar disa etiketime bashkangjitur imazhit. Në teori, ai mund të rekomandojë një veshje më të mirë, ose t'ju ndihmojë të zgjidhni opsionin më elegant.

Shërbimi i ri i Amazon është një kërcënim për bizneset më të reja në internet si Stitch Fix, pasi për tu abonuar aty duhet të paguani një tarifë rreth 20 dollarë (£ 16). Vëzhguesi i industrisë pret që pjesa e Amazonit në tregun amerikan të veshjeve të rritet nga 6.6 përqind vitin e kaluar, në 16.2 përqind deri në vitin 2021.


Më të lexuarat