Secondary Adv

Shtepite lundruese ne Amsterdam

Share on Google+

Qyteti i Amsterdamit, Holandë, është përballur me përmbytje masive për shumë dekada në histori. Këtë herë, arkitektët vendosën që në vend të rindërtimit të strukturave të shkatërruara, të ndërtonin shtëpi që ‘notojnë.’ Në vend të mbrojtjes së shtëpive kundër ujit, ata vendosën të ndërtonin shtëpi mbi të.

 

Këto shtëpi lundruese janë projektuar nga “Architectenbureau Marlies Rohmer”, pasi banorët e Holandës janë përballur me shumë vështirësi për shkak të përmbytjeve. Me avancimet e fundit në inxhinierinë civile dhe arkitekturë, shtëpitë lundruese janë bërë realitet. 

Ato janë më të sigurta, të përballueshme, praktike dhe mendohet të jenë më të sigurta në rast përmbytjesh. Kjo gjithashtu do të krijojë hapësirë për banim larg qyteteve të mbipopulluara.

Si qëndrojnë këto shtëpi mbi ujë? Shtëpitë janë montuar në tokë dhe më pas janë transportuar në ujë nëpërmjet anijeve. Gjysma e shtëpisë është nënujore, dhe struktura përbëhet nga korniza druri të lehta. Muret janë të mbuluara me tekstil me fije qelqi (lesh xhami) dhe shirita plastikë për t'i dhënë një ndjenjë estetike shtëpisë. Sruktura është montuar në krye të 2 shtyllave prej çeliku për ankorim. Kjo lejon që shtëpia të lëvizë në varësi të nivelit të ujit. Çdo shtëpi mbulon një sipërfaqe prej përafërsisht 275 metra katrorë.

Ky projekt i shtëpive lundruese filloi në vitin 2011, dhe që atëherë, rreth 20,000 njerëz kanë lëvizur në këto shtëpi. Është vlerësuar se projekti do të ketë gjithsej 18,000 shtëpi për 45,000 njerëz. Do të jetë më shumë si një koloni me shkolla, restorante dhe dyqane. Një shtëpi lundruese në Amsterdam kushton rreth 500,000 dollarë. Megjithatë, një tërmet është ende një kërcënim i madh. 


Më të lexuarat