Volkswagen do te sjelle ne vitin 2022 mikrobuzin e vet plotesisht elektrik
Më 19 gusht, Volksëagen njoftoi se mikrobuzi elektrik, I.D. BUZZ do të hyjë në prodhim. Ai do të dalë në shitje në vitin 2022 në Kinë, Evropë dhe Amerikën e Veriut.
Modeli i prodhimit I.D. BUZZ do të paraqesë të gjitha përfitimet e komponentëve të lëvizjes elektrike dhe shumë hapësirë të brendshme. Dyert e tij hapen dhe mbyllen automatikisht, si Modeli X i Teslës dhe me një përshpejtim nga 0-60 në më pak se 5 sekonda. Paketa e baterisë së Buzz lejon që mjeti të përshkojë deri në 480 km dhe mund të karikohet deri në 80% për 30 minuta duke përdorur sistemin e ngarkimit të shpejtë të VW.
Buzz-i do të jetë 5 metër i gjatë, 22 cm më i shkurtër se një minibus Honda Odyssey dhe 10 cm më i shkurtër se një Ford Explorer. Ai do të ndërtohet në fabrikën e Hanoverit në Gjermani, ku janë ndërtuar të gjitha gjeneratat e mëparshme të furgonit VW.