Secondary Adv

Asteroidi me i madh i zbuluar ndonjehere nga Nasa fluturon prane Tokes

Share on Google+

Më 1 shtator, asteroidi më i madh i zbuluar ndonjëherë nga NASA, ka kaluar pranë Tokës në një distancë të sigurt, por jashtëzakonisht të afërt prej rreth 7 milionë kilometra. 

 

Me një diametër rreth 4.4 km, ai është asteroidi më i madh që ka fluturuar pranë planetit tonë pas më shumë se një shekulli. Asteroidi u zbulua në vitin 1981 dhe quhet Florence, në nder të themeluesit të njohur të infermierisë moderne të shekullit të 19-të Florence Nightingale. Megjithëse në të kaluarën, asteroidë të tjerë kanë kaluar më pranë Tokës, asnjë nuk ishte aq masiv sa Florence.

Hulumtuesit e NASA-s përdorën radarët hapësinorë për të studiuar madhësinë, formën, rotacionin, karakteristikat sipërfaqësore dhe përcaktuan rrugën e saktë të asteroidit.Sipas tyre Florence nuk do të vijë përsëri afër Tokës deri në 2500.


Më të lexuarat