Secondary Adv

Gjermania prodhon taksine fluturuese qe mund te udhetoje nga Manhatan ne aeroportin JFK per 5 min

Share on Google+

Një kompani nga Gjermania ka siguruar 90 milionë dollarë për të prodhuar taksinë fluturuese, plotësisht elektrike të së ardhmes. 

 

Megjithëse është ende në zhvillim, avioni komercial 5 vendësh i Lilium (prodhuesi i avionëve ne Gjermani) mund të jetë gati në vitin 2019. Sipas një deklarate të kompanisë ai mund të transportojë përdoruesit nga Manhattani në aeroportin JFK në vetëm pesë minuta.

 

Është parashikuar se Lilium Jet do të jetë në gjendje të qëndrojë në ajër rreth një orë me një karikim të vetëm dhe do të udhëtojë me shpejtësi që tejkalon 180 mph. Me këtë ritëm, taksia fluturuese mund të udhëtojë  nga Londra në Paris për një orë.

Drejtori i Përgjithshëm dhe bashkë-themeluesi i Liliumit, Daniel Wiegland, tha: “Kjo është faza e ardhshme e evolucionit tonë të shpejtë nga një ide deri në prodhimin e një aeroplani të suksesshëm komercial që do të revolucionarizojë mënyrën e udhëtimit në botë”.

Sipas një studimi të kryer nga banka zvicerane UBS, më shumë se gjysma e 8,000 njerëzve të anketuar nuk ishin të gatshëm të udhëtonin në një automjet pa pilot, pavarësisht mënyrës se si teknologjia është më pak e shtrenjtë se format tradicionale. 


Më të lexuarat