Hapet per here te pare kampusi i ri i Apple dhe teatri Steve Jobs
Apple hapi kampusin e saj të ri “Apple Park” në Cupertino të Kalifornisë, për herë të parë për një konferencë shtypi. Struktura në formë rrethi ishte një projekt për Steve Jobs, i cili donte një vend futuristik, ku punonjësit mund të krijonin gjeneratën e ardhshme të teknologjisë të rrethuar nga natyra.
“Apple Park është ndërtuar për të reflektuar vlerat e Apple, si për teknologjinë ashtu edhe për mjedisin” , tha CEO Tim Cook. Qindra gazetarë dhe njerëz të rëndësishëm u ftuan në kampus për një konferencë shtypi, ku u prezantuan produket më të fundit të kompanisë (AAPL, Tech30), duke përfshirë një Apple Ëatch të re dhe iPhone X (999 dollarë).
Prezantimi u zhvillua në Teatrin Steve Jobs, një teatër me rreth 1000 vende nëntokësore.Teatri është i vendosur nën një holli të hapur të rrethuar me një xham3 metër të lartë dhe një çati metalike me fibër karboni. I gjithë holli ka një diametër 50 metër.
Sipas Cook kampusi aktual i Apple ka një sipërfaqe prej 71 hektarësh dhe mbi 9000 pemë. Ai tha se kampusi e siguron energjinë nga burime 100% të rinovueshme dhe ka një nga sistemet më të mëdha të paneleve diellore në vend.