Secondary Adv

Gjermani, prezantohet projekti per stacionin me te madh ne bote per karikimin e makinave elektrike

Një kompani gjermane me emrin Sortimo (SME) tani po planifikon të ndërtojë stacionin më të madh në botë për karikimin e automjeteve elektrike. 

 

Ai do të ndërtohet në atustradën A8 në Gjermani, do të ketë 144 porta karikimi, të cilat së bashku do të lejojnë më shumë se 4000 makina të karikohen në një ditë të vetme. Njëri prej dy drejtorëve menaxhues të kompanisë, Klaus Emler tha: “Për të qenë më specifikë, zona e karikimit të shpejtë, që do të ndërtohet në vitin 2018,  do të vendoset në “zonën industriale Bavarez-Sëabia, midis Ulm dhe Augsburg.” 

 

Vendndodhja do të lejojë ata që udhëtojnë në autostradën me 6 korsi A8, të karikojnë lehtësisht mjetet e tyre elektrike, pa pasur nevojën të presin të përfundojë dikush tjetër për ta rimbushur. Nga 144 kolonat e planifikuara të karikimit,  24 do të jenë ngarkuesa super të shpejtë, me një kapacitet  karikimi 350 kilovat, kështu që bateria e automjetit do të ngarkohet brenda pak minutash. 

E gjithë kjo tingëllon shumë interesante, por këtu duhet të kuptohet se asnjë nga këto plane nuk është finalizuar, kështu që rezultati përfundimtar mund të jetë mjaft i ndryshëm nga ajo që është diskutuar më sipër.


Me te lexuarat ne Inovacion