Secondary Adv

Fillon ndertimi i kulles me te larte ne Kanada

Ka filluar zyrtarisht puna për ndërtimin e një kulle të re në qendër të Torontos. E dizenjuar nga firma britanike e arkitekturës Foster + Partners, ndërtesa multifunksionale do të ketë një lartësi prej 306 metra  (1,004 ft), duke u bërë një nga kullat më të larta të Kanadasë.

 

E quajtur “The One”, ajo do të ketë 85 kate dhe një hapësirë të përgjithshme rreth 79.924 metra katrore. Nëntë katet e para do të jenë dyqane të shitjes me pakicë, kafene dhe restorante, të përshtatur rreth një atriumi 60 m (196 ft) të lartë.  

Pjesa tjetër e kullës përbëhet kryesisht nga hapësira banimi, duke ofruar  pamje gjithëpërfshirëse të Liqenit Ontario. Ajo do të përfshijë kopshte dimri, spa, palestër, bibliotekë dhe një tarracë të madhe. “The One” është planifikuar të përfundojë në vitin 2020.


Me te lexuarat ne Inovacion