Secondary Adv

Bateria gjigande ne UK mund te mbaje nje sasi energji sa baterite e 500 mije smartfoneve

Share on Google+

Një projekt i ri për ndërtimin e një baterie të madhe mund të ndihmojë rrjetin e Mbretërisë së Bashkuar për të ruajtur energjinë nga burime të rinovueshme.

 

Bateria 10 megavat (MW) me jone litiumi, është vendosur brenda katër kontejnerëve 12 metër  të anijeve. Ajo mund të mbajë të njëjtën sasi energjie sa rreth 500,000 bateri të smartfonëve. Kompania energjetike e Anglisë E.ON instaloi baterinë, të quajtur Blackburn Meadows për shkak të vendndodhjes e saj në uzinën e biomasës së Blackburn Meadoës dhe e lidhi atë në rrjet. Ata thanë në deklaratën e tyre se bateria ka të njëjtën fuqi sa rreth 100 makina familjare.

National Grid, firma që zotëron rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike të Anglisë dhe Uellsit, kërkoi teknologji të reja për të ndihmuar në mbajtjen e rrjetit të balancuar. Bateritë e mëdha janë një përgjigje ndaj kësaj kërkese. Kur furnizimi është i lartë, bateritë mund të ruajnë energjinë, dhe kur furnizimi bie, ato mund të sigurojnë energji.

Menaxheri i Zhvillimit Kombëtar të Rrjetit Leon Walker tha në një deklaratë: “Përdorimi i baterive është një zhvillim i rëndësishëm për menaxhimin e rrjetit kombëtar. Është një mënyrë shumë e shpejtë për të mbajtur furnizimin me energji elektrike dhe kërkesën të  ekuilibruar. Gjatë katër viteve ne vlerësojmë se ky shërbim do t’i kursejë operatorit të sistemit rreth 200 milion paund.”


Më të lexuarat