Secondary Adv

Ne Teksas do te perdore balonat e teknologjise se larte per te kontrolluar kufirin

Share on Google+

Patrulla kufitare e SHBA-së do të përdorë një model tjetër balonash të mbikqyrjes, të cilat mund të lëvizin më shpejt për të zbuluar një aktivitet të paligjshëm.

 

Agjentët në Teksas përfunduan kohët e fundit një test 30-ditor të balonës të mbushur me helium, e cila u prodhua nga kompania amerikane Drone Aviation Holding Corp. Patrulla kufitare ka përdorur gjashtë balona të mëdha në Teksas që nga viti 2012, të blera nga Departamenti i Mbrojtjes.

Balona e re, e quajtur Winch Aerostat Small Platform, ose ËASP  tërhoqi interesin e Patrullës së kufirit kryesisht për të kursyer para. Kompania thotë se një balonë kushton 800,000 dollarë, plus 350,000 dollarë në vit për të operuar, në varësi se sa shpesh lëviz.

Balonat mund të grumbullohen dhe të shperndahen nga dy ose tre agjentë në më pak se një orë dhe të qëndrojnë lart duke u lidhur me një mjet në lëvizje. Balonat më të mëdha që përdoren, kontrollohen nga distanca mund të kërkojnë ditë për t'u mbledhur, kërkojnë më shumë se dyfishin e ekuipazhit dhe pothuajse nuk lëvizin kurrë. Një zyrtar amerikan i njohur me këtë teknologji tha se kamerat e tyre skanuan deri në 8 kilometra.


Më të lexuarat