Kjo kompani do ti ktheje mbetjet e ushqimit ne materiale ndertimi
Çfarë kanë të përbashkët kikirikët, oriz, bananet, patatet dhe kërpudhat? Përveçse janë të shijshme, ato mund të transformohen edhe në materiale ndërtimi.
Në një raport të titulluar “The Urban Bio-Loop”, grupi Arup propozon të përdorë mbetjet ushqimore për të krijuar materiale ekologjike dhe me kosto të ulët për t’i përdorur në ndërtim. Autorët e raportit synojnë të demonstrojnë “se për materialet në ndërtim është i mundur një model ndryshe.”
Për shkak se vendet e zhvilluara të tilla si Shtetet e Bashkuara, humbin deri në 40 përqind të të gjithë ushqimeve, qëllimi është kthimi i mbeturinave në një burim për krijimin e produkteve për fushën e ndërtimit, inxhinierisë dhe arkitekturës”, raporton Archinect. Kjo mund të bëhet duke modifikuar sistemin tradicional të menaxhimit të mbetjeve.
Materialet e hedhura organike, të cilat mund të jenë të dobishme, përfshijnë: guaskat e kikirikëve, të cilët mund të përdoren për të krijuar dërrasa ndarëse me kosto të ulët që janë rezistente ndaj zjarrit dhe akullit; orizi, i cili mund të shndërrohet në hi dhe të përzihet me çimento për të eliminuar nevojën për mbushës; bananet, një frut, gjethet e të cilës mund të bëjnë tekstil të fortë si rezultat i fibrave; kërpudhat, të cilat mund të përdoren për rritjen e ndërtesave; dhe lëkurat e patates, të cilat mund të pastrohen, presohen dhe thahen për të prodhuar një material izolues të lehtë, të qëndrueshëm ndaj zjarrit dhe të ujit.
Qëllimi i Arup është të përmirësojë nivelet në rritje të mbeturinave dhe mungesën e lëndës së parë.