Secondary Adv

Mikrocipi i pare ne bote del ne ankand per 600, 000 dollare

Share on Google+

Mikroçipi i parë në botë, i  përdorur për të furnizuar me energji gjithçka nga smartfonet tek anijet kozmike, është nxjerrë në ankand për 600, 000 dollarë.

 

Inxhinieri elektrik Jack Kilby ndërtoi një qark të integruar në 1958 së bashku me Tom Yeargan, i cili ishte tekniku drejtues për projektin në Texas Instruments. Gjysmëpërçuesi përfshin një varg bakri dhe tela ari të lidhur me geranium, të montuar në xham dhe të ruajtur në shtresa plastike. Mikroçipi i  hapi rrugë krijimit të telefonave celularë,  kompjuterave dhe u përdor edhe për  TV, makinat, mikrovalët dhe aparatet e dëgjimit.

Tani, pothuajse 60 vjet pas krijimit, vajza e Yeargan, Leslie Yeargan Riggs, 57, po e shet atë së bashku me një deklaratë ku tregon se si e krijoi atë. Leslie, nga Dallas, tha se babai i saj, i cili punoi në TI për 25 vjet, realizoi shumë gjëra, por të ndihmonte në ndërtimin e çipit ishte arritja e tij më e madhe. Ajo tha: "Qarku i integruar është një nga gjërat më mahnitëse që Tom ka punuar. Ishte fillimi i periudhës së kompjuterave.”

Yeargan filloi të punonte për mikroçipin me Jack Kilby në verën e vitit 1958 dhe e përfundoi në muajin shtator të po atij viti. Çipi do të shitet nga Heritage në Dallas më 4 nëntor.


Më të lexuarat