Secondary Adv

Ndikimi i inteligjences artificiale ne industrine e ndertimit

Share on Google+

Me futjen në përdorim të inteligjencës artificiale mundësitë në industrinë e ndërtimit janë të pafundme.

 

Inteligjenca artificiale është ajo kur makineritë shfaqin ‘inteligjencën’ e tyre duke përdorur algoritme për të zgjidhur problemet duke përdorur informacionet e dhëna. Duke shfrytëzuar robotikën, menaxherët e ndërtimit mund të përdorin makineritë inteligjente për të kryer detyra, të cilat më parë bëheshin nga njerëzit, të tilla si muratura. Sistemet AI mund të mbledhin dhe organizojnë informacione për inxhinierët, për ti përdorur  më pas ato në planifikimin dhe implementimin e projektit.

 

1. Marrëdhënia mes industrisë dhe AI

Ekzistojnë katër faktorë kryesorë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërmjet industrisë së ndërtimit dhe inteligjencës artificiale të avancuar që tani ne duhet të ndihmojmë.

Së bashku me Oasys, specialistë në ndërtimin e softuerit të dizajnit, ne vlerësojmë mënyrën se si industria e ndërtimit po fillon të përdorë IA për të përfunduar projekte me më pak gabime, praktika më të sigurta të punës, rrjedhë të përmirësuar të punës dhe përfundimi në kohë i punimeve.

2. Planifikimi i ndërtimit

Faza e parë ku inteligjenca artificiale u përdorur është planifikimi në ndërtim. Pajisja autonome konsiderohet si IA pasi është në dijeni të ambjentit rrethues të saj dhe është në gjendje të navigojë pa ndihmën e njeriut. Në fazat e planifikimit, makineria IA mund të vëzhgojë një vend ndërtimi të propozuar dhe të mbledhë informacione të mjaftueshme për të krijuar harta 3D, skica dhe plane ndërtimi.

Ky është një aktivitet që tani mund të përfundojë brenda një dite, ndërsa më parë do të duhej rreth një javë. Kjo ndihmon për të kursyer kohë dhe para.

3. Menaxhimi i projektit

AI jo vetëm që mund të përdoret për fazat e planifikimit, por edhe për menaxhimin e një projekti.  Për shembull, punëtorët mund të vendosin në një sistem të dhënash ditët kur janë sëmurë, ditët e pushimeve, apo udhëtimet e papritura dhe IA do të përshtasë projektin në përputhje me rrethanat.

AI do e kuptojë se detyra duhet t’i kalojë një punonjësi tjetër dhe do e bëjë këtë me vetë pëlqimin e tij.

4. Komunikimi për një projekt

Me komunikimin në çdo lloj projekti, inteligjenca artificiale mund të informojë inxhinierët se si të veprojnë në projekte të ndryshme. Për shembull, nëse inxhinierët po punonin mbi projektin e propozuar për një urë të re, sistemet e IA do të ishin në gjendje të këshillonin dhe të paraqesin një rast për mënyrën se si ajo duhet ndërtuar. Përdorimi i automjeteve autonome i ka lejuar punëtorët të qëndrojnë jashtë një automjeti ndërsa ky i fundit punon në lartësi të mëdha. Duke përdorur sensorë dhe GPS, automjeti mund të llogarisë rrugën më të sigurt.

5. Inteligjenca artificiale në brendësi

Jo vetëm që IA mund të përdoret për të krijuar strukturën e një ndërtese, por mund të përdoret gjithashtu edhe për brenda saj. Vetëm në SHBA në 2016 u investuan 1.5 miliardë dollarë nga kompanitë, të cilat kërkojnë të përfitojnë nga ky treg në rritje.

6. Kursim kohe dhe para

Asistentë Virtual (VAs) do të ndihmojnë njerëzit të marrin informacion, por gjithashtu do të krijojnë një bisedë realiste në të cilën mund të marrin pjesë edhe njerëzit.  Përdorimi i teknologjisë së re do të ndihmojë në kursimin e kohës dhe të parave në industrinë e ndërtimit.  Meqenëse perspektiva e IA-së po bëhet gjithmonë e më shumë realitet në fushën e ndërtimi, vetëm koha do të tregojë se sa të  varur do të jemi nga makineritë për të krijuar dizajne të reja në ndërtim.


Më të lexuarat