Secondary Adv

Pas 11 vitesh Sony nxjerr ne shitje qenin e tij robotik

Share on Google+

Pas më shumë se një dekade, kompania japoneze Sony ka sjellë përsëri Aibo, qenin e saj të famshëm robot.

 

Versioni i tij i ri është 30 centimetra dhe do të dalë në shitje në Japoni, në muajin janar, me çmim 1.750 dollarë. Aibo sillet si një qenush duke përdorur inteligjencën artificiale (AI) për të mësuar dhe për të bashkëvepruar me pronarin dhe mjedisin rrethues.

Ai është i bardhë, i madh sa një qenush, me veshë  të zinj dhe ka aftësinë të lëvizë bishtin dhe të rrotullojë sytë. Tani Aibo është i pajisur me teknologji të reja të ndjeshmërisë dhe lëvizjes, si dhe një IA më të përparuar.

Qeni robot vjen me një sërë sensorësh, kamera, mikrofona dhe lidhet me internetin duke  lejuar pronarët të luajnë me të edhe në distancë  me anë të celularit. Sony ka prodhuar gjeneratën e parë të Aibo në vitin 1999  dhe në vetëm 20 minuta shiti 3000 të tillë, pavarësisht nga çmimi 2.200 dollarë.


Më të lexuarat