Secondary Adv

Zbulohet nje dhome e fshehte ne piramiden e Gizes

Share on Google+

Shkencëtarët kanë gjetur nje dhome të fshehur në Piramidën e Madhe të Gizës, e cila mund të zbulojë sekretet e monumentit 4,500 vjeçar.

 

Boshllëku shtrihet për të paktën 30 metra mbi Galerinë e Madhe  një korridor ngjitës, që lidh dhomën e Mbretëreshës me Mbretin në zemër të piramidës. Nuk dihet pse ekziston ky boshllëk ose nëse ka objekte të vlefshme brenda, pasi enede nuk është e qartë. Por ka dimensione të ngjashme me Galerinë, e cila është e gjatë 50 metra (164ft), e lartë 8 metra (26ft) dhe rreth një metër e gjerë.

Studiuesit sugjerojnë se ky mund të jetë një "boshllëk ndërtimi" pjesë e një kanali që i lejonte punëtorët të hynin në Galerinë e Madhe dhe Dhomën e Mbretit, ndërsa pjesa tjetër e piramidës ishte ndërtuar. Boshllëku mund të jetë në skaj, që do të thotë se mund të ishte përdorur për të transportuar blloqe të mëdha në qendër të piramidës dhe më pas u la.

Zbulimi u bë pasi fizikantët morën imazhet e brendësisë së piramidës duke përdorur grimcat e lëshuara në Tokë nga hapësira. Këto grimca kozmike depërtojnë në shkëmb në një mënyrë të ngjashme me rrezet X, vetëm shumë më thellë. Përpjekja bashkëpunuese, midis arkeologëve, historianëve dhe fizikantëve është përshëndetur si zbulimi më i madh që nga shekulli i 19-të në lidhje me piramidën.

Studiuesit thonë se hapësira ka mbetur e fshehur që kur u ndërtua për herë të parë 4.500 vjet më parë.


Më të lexuarat