Secondary Adv

Kjo tende me alga do te gjeneroje nje sasi oksigjeni ekuivalente me 4 hektar pyje

Share on Google+

Të gjithë jemi të mendimit se ndotja është problematike dhe shpyllëzimi duhet të ndalet, por pyjet ende janë duke u prerë në një shkallë alarmante.

Studio ekoLogic ka bërë diçka në lidhje me këtë. Edhe pse nuk do të ndalojë shpyllëzimin, ajo siguron oksigjenin që i ‘grabitet’ mjedisit si rezultat i prerjes së këtyre pemëve. Në "Feeding the Expo Planet" në Milano, 2015, studioja me qendër në Londër demonstroi një prototip të punës të tendës Urban Algae. Struktura bio-dixhitale përdor një lëng të mbushur me mikroorganizma që qarkullojnë rreth një strukture transparente për të prodhuar hije. Nënproduktet e tjera përfshijnë energjinë në formën e biomasës dhe një sasi të madhe oksigjeni që do të prodhohej nga 4 hektarë pyje.

Tenda është në gjendje të funksionojë në kohë reale dhe tu përgjigjet faktorëve të mjedisit, si dhe pranisë e vizitorëve. Kur njerëzit ecin nëpër çdo zonë të tendës, ata shkaktojnë elektro valvola që ndryshojnë shpejtësinë në të cilën algat rrjedhin nëpër strukturë. Kur moti është me diell, ndodh procesi i fotosintezës, mikroalgat natyrisht rriten dhe krijojnë një hije ngjyrë të gjelbër të thellë duke siguruar hije shtesë kur është e nevojshme. Kjo teknologji që sjell disiplina të ndryshme të shkencës së bashku mund të jetë shumë mirë përgjigja që po kërkonim.


Më të lexuarat