Secondary Adv

Keto panele diellore mund te karikojne telefonin tuaj per vetem 2 ore

Share on Google+

Inxhinierët në Çikago kanë projektuar një panel super të hollë dhe të lehtë të quajtur Solar Paper, i aftë për të karikuar një iPhone në vetëm dy orë.

Solar Paper u krijua nga Yolk me qendër në Çikago dhe pasi mblodhi më shumë se 1 milion dollarë (£ 700,000) në Kickstarter, tani është në dispozicion për tu blerë në të gjithë botën. Ai vjen në katër versione, 5W, 7.5W dhe 10W,  në varësi të prodhimit të nevojshëm për pajisje të ndryshme. Një ngarkues 5 Watt kushton 148 dollarë  (£ 112). Dhe këto modele të ndryshme krijohen duke kombinuar panelet individuale 2.5W së bashku.

Për shembull, një panel i vetëm 2.5W  mund të karikojë do një iPhone 6 ose Galaxy S3 në pesë orë. Versioni 5W karikon të njëjtat pajisje, por shkurton kohën e karikimit në dy orë ose nëse moti është i vrenjtur në  tre orë. Modeli 7.5W i Solar Paper karikon pajisjet njësoj si versioni 5W, por gjeneron më shumë energji kur është i vrenjtur. Çdo panel diellore ka vrima në qoshe, që do të thotë se përdoruesit mund të varin atë në një çantë shpine nëse duan ta marrin me vete në aventurat në natyrë. Ndërsa versioni 10W është ideal për tableta, të tilla si iPad Air 2, dhe do e karikojë paisjen për 4.5 orë.
Këto panele lidhen me magnet dhe mund të palosen së bashku.


Më të lexuarat