Secondary Adv

Makina e pare fluturuese del ne treg ne 2019

Share on Google+

Kompania mëmë e Volvo, Geely, ka fituar licencën për prodhimin e makinës fluturuese Terrafugia, duke bërë që automjetet fluturuese të jenë më në fund një hap më afër realitetit.

 

Ajo u miratua vitin e kaluar nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) për t'u certifikuar si një aeroplan i lehtë për sport, duke hapur rrugën për zhvillimin e automjeteve hibride me peshë deri në 816 kg.

Aeroplani ka krahë të hapura, peshon afërsisht 589 kg dhe ka pajisje fikse uljeje. Aty mund të ulen maksimumi dy persona, përfshirë pilotin. Për të operuar këto automjete, duhet të keni një certifikatë piloti sportiv, i cili kërkon vetëm 20 orë trajnim.

Ajo mund të udhëtojë në distanca deri në 643 km, me shpejtësi 100 mph. Dhe, mund të fluturojë në një lartësi maksimale prej 3048 metër.


Më të lexuarat