Emiratet e Bashkuara Arabe zbulojne planin ambicioz per te zhvilluar bujqesine ne Mars
Ekspertët nga Agjencia Hapësinore e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë zbuluar planet e tyre ambicioze për zhvillimin e bujqësisë në planetin e kuq.
Ata synojnë të rritin në Mars palma, sallatë jeshile, domate dhe luleshtrydhe. Lajmi vjen pak pasi agjensia zbuloi se do të dërgonte një robot në Mars në vitin 2020. Afati kohor për planet bujqësore hapësinore mbetet i paqartë.
Duke folur në Dubai Airshow këtë javë, Rashid Al Zaadi, një planifikues i lartë strategjik në Agjencinë Hapësinore të Emirateve të Bashkuara Arabe, zbuloi se agjencia po financon para në dy plane hapësinore të kërkimit bujqësor. Z. Al Zaadi tha: “Ka ngjashmëri midis Marsi dhe shkretëtirës. Peizazhi i Emirateve të Bashkuara Arabe, toka, janë të ngjashme. E pra, kur të arrijmë atje, do të na duhet të hamë.” Ai shpjegoi se palmat janë zgjedhur për shkak të lidhjes simbolike të tyre me rajonin.
Lajmi vjen pak pasi Dubai njoftoi se po ndërton 'Mars Science City' me kosto rreth 135 milion dollarë për të simuluar jetën në planetin e kuq. Qyteti do të ketë një sipërfaqe prej 1.9 milion metra katror, duke e bërë atë qytetin më të madh të simulimit hapësinor të ndërtuar ndonjëherë.
Projekti do të jetë shtëpia e një ekipi studiuesish, të cilët do të jetojnë atje për një vit, duke kryer eksperimente për të parë ushqimin, ujin dhe energjinë që u nevojitet për jetën në Mars. Qyteti do të përmbajë laboratorë të avancuar që simulojnë terrenin dhe mjedisin e Planetit Mars.